U GJET I SHKRUMBUAR NË MAKINË/ I zhdukur që nga 29 prilli, vendimtare ADN-ja

Zbardhen detaje te reja në lidhje me vrasjen makabre të shtetasit nga Kosova në Fushë-Krujë.

Burime nga grupi hetimor thonë se Xhafer Osmani, 57 vjeç, rezulton i zhdukur prej disa ditësh nga banesa.

Policia e Kosovës deklaron se familja e ka denoncuar të zhdukur në postën e policisë në Vushtri.

Xhafer Osmani rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës me datë 29 prill.

Megjithatë vendimtare do të jetë analiza e ADN.Policia e Kosovës thotë se është në pritje të rezultateve të viktimës

për ti ballafaquar me ato të familjarëve të tij.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për krimin mendohet të jetë një lidhje intime mes viktimës dhe një femre.

Krimi çnjerëzor u zbulua sot në Derven të Krujës. Makina “Volkswagen Turan” në pronësi të Xhafer Osmanit, nga Mitrovica e Kosovës u gjet e shkrumbuar.

Brenda saj u gjetën dhe mbetje nga kufoma e një njeriu që mendohet të jetë vetë Xhafer Osmani.

Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur në këtë vend prej autorëve.

Policia e Durrësit tha zyrtarisht se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...