Në këtë foto janë nënat e Prenës e Dikës, dy vajzave të vogla nga Mirdita. Këto vajza ishin rreth moshës tre vjeçare. ato nuk arritën t’i mbijetojnë kushteve mizerie të komunizmit në kampin e Tepelenës.

Pas vdekjes së vajzave nënat i varrosen vajzat e tyre në afërsi të kampit ku ishin të internuar 55 vite më parë.

Vetëm para pak kohësh ato kanë arritur të rigjejnë varrin e vajzave të tyre, dhe ndonëse në moshë të shtyer (mbi të tetëdhjetat), ato kanë organizuar rivarrimin e vajzave.

Sot, në Shqipëri disa nostalgjik përmes protestës fizike, e në Kosovë përmes mbështetjes virtuale, po kujtojnë me admirim Enver Hoxhën, diktatorin, kryekriminelin i cili u kthye në fatkeqësinë më të madhe që njofti kombi.

Kjo është fyerja më idiote që mund t’i bëhet viktimave të komunizmit!

P.S

Nga të dhënat zyrtare në Shqipëri, rezulton se 59,009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, 7.022 prej tyre kanë humbur jetën.

984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6.027 persona janë vrarë gjatë diktaturës. Po ashtu, nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.