Babai akuzon infermieren për dhunë ndaj foshnjës së sapolindur, prokuroria nis hetimet

Gjatë ditës së sotme një infermiere e spitalit privat “Lindja” është akuzuar nga personi Fisnik Bujupi se e ka rrahur foshnjën e tij të sapolindur dhe e ka grithur atë në fytyrë.

Prindi ka publikuar fotografinë e foshnjës dhe një video, në të cilën shihet ndërhyrja e policisë. Infermierja Shukrane Maloku, ka mohuar të gjitha akuzat që vijnë në drejtim të saj.

Ajo për Indeksonline ka thënë se ka qenë duke ia ndërruar pelenën fëmijës kur prindi ka filluar me akuzat. Ndërkaq, kryeprokurori Imer Beka në një deklaratë për Indeksonline ka thënë se kanë filluar hetimet për këtë rast dhe janë marrë deklarata nga personeli i ordinancës dhe nga i dyshuari.

“Me marrjen e njoftimit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me propozimin e Prokurores Kujdestare, Ajshe Ferati ka filluar një hetim lidhur me këtë rast. Janë marrë deklaratat nga personeli i ordinancës dhe nga të dyshuarit,

por deri më tani nuk ka prova se kjo ka ndodhur edhe motra e mohon kategorikisht këtë “, ka thënë Beka.

Ai ka shtuar se hetimet për rastin e njëjtë janë duke u zhvilluar.

Në anën tjetër, nga Spitali “Lindja”, ku ka ndodhur rasti, duke mos dashur që të ndikojnë në pavarësinë e hetimeve të Policisë, kanë thënë se nuk do të deklarohen për rastin derisa të dalin rezultatet e hetimeve. / Express

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...