Ditën e sotme në Shqipëri është kujtuar dita e dëshmorëve, dhe në të gjithë vendin janë zhvilluar homazhe. Z

v. Kryeministria Senida Mesi ishte e pranishme në qytetin e Shkodrës, dhe teksa mbante një fjalim, ajo ka bërë një gafë.

Teksa fliste gjatë homazheve Mesi kujtoi kohë nga fëmijëria: “Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin ‘1001 yje’ që flet për dëshmorët”.

Por në fakt libri i cili flet për jetën e dëshmorëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, titullohet “Yjet e pashuar” i Resul Bedos.

Dhe përveç se titullin, zv/kryeministrja duket se ka ngatërruar edhe librin pasi libri i vërtetë quhet “1001 net” që flet për përralla arabe.