Nga Thethi në Valbonë/ Amerikanët: Çfarë duhet të dini rreth shëtitjes në shtegun më të bukur të Shqipërisë

Nëse po mendon që të bësh ecje në Shqipëri, nga Thethi në Valbonë, ky shkrim është për ju. Kështu e nis artikullin blogu i famshëm amerikan për udhëtimet Wanderlusting.

“Unë jam një alpinist amator dhe vendosa që të bëja udhëtimin tim të parë në Shqipëri. Përshtypjet ishin shumë të mira.

Ky shkrim përmban këshilla posaçërisht për ecje nga Thethi në Valbonë, çfarë të marrësh me vetë për këtë udhëtim dhe çfarë të presësh nga shtegu më i njohur i Shqipërisë.”- thotë autori.

“Nuk është e mundur që gjatë gjithë vitit të shëtisësh nga Thethi në Valbonë, sepse kalimi i malit bëhet shumë i akullt gjatë dimrit dhe madje as me 4×4 nuk do të arrije të përshkroje rrugën në Theth në dimër. Nëse doni të ecni nga Theth në

Valbonë, ju do të duhet të shkoni në muajt e verës. Ne shkuam në shtator, por koha ishte si në verë.

Nuk kishim nevojë për një udhëzues, pasi gjurma e rrugës ishte e lehtë për t’u ndjekur dhe çdo ngjitës i mirë mund ta bënte. Nëse jeni duke udhëtuar vetëm, ju mund të gjeni shokë të tjerë që janë të interesuar për këtë shteg përpara se të shkoni në Theth.

Është mirë që të kontrolloni me kujdes motin, pasi kjo ngjitje do të ishte shumë e rrezikshme në një stuhi, pasi do të ecni në majat më të larta në Shqipëri.

Është mirë të bësh një kontroll të detajuar. Nuk rekomandohet të ecet në të dy rrugët respektive, prandaj është më mirë të planifikoni udhëtimin tuaj duke filluar nga Valbona në Theth.

Rruga më popullore është të marrësh një makinë në Fierzë për të kapur anijen përgjatë Liqenit të Komanit. Ndoshta është e mundur të shkoni me një autobus në

Gjakovë në Kosovë. Ju mund ta organizoni me lehtësi udhëtimin tuaj nga Valbona duke diskutuar planet tuaja me pronarët e vendit ku strehoheni.”- shpjegohet më tej në artikull.

Autori i jep një këshille të gjithë të apasionuarve pas një ecje të tillë: Gabimi im më i madh që kam bërë gjatë ecjes në Theth dhe Valbonë, dhe që ju kërkoj që të mos e bëni ju: Jo çanta të rënda!

“Megjithëse kjo nuk mund të jetë problem për dikë që është një udhëtar më me përvojë, është e panevojshme të bartni pesha në shpinën tuaj gjatë rrugës së plotë Valbonë-Theth. Unë do të rekomandoja mbajtjen e një çante me gjërat më

të domosdoshme- dhe duke përdorur atë për udhëtim. Unë isha me fat që kisha miq të mirë që më ndihmuan me çantën time, por ecja me të gjitha pajisjet nuk është e lehtë nëse nuk e keni bërë më parë.”- thotë më tej autori.

Çfarë duhet të merrni për udhëtimin tuaj nga Thethi në Valbonë:

– Aparati juaj fotografik

– Një palë atlete për hiking

– Krem dielli pasi ju do të keni diellin drejtpërdrejtë në fytyrë për shumicën e rrugës

– Veshje të lehta

– Një shishe uji

– Fruta të thata

– Para mjaftueshëm për katër ditë për të mbuluar strehimin, ushqimin dhe transportin (130 euro është një kosto e sigurt për dy persona)./Monitor

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...