Flamurtari e dominoi Vllazninë në pjesën e parë duke iu afruar ndjeshëm golit si me kapitenin Busic ashtu edhe me Muarem, por Sherri është vendimtar me pritjet e tij.

Të besuarit e Gjokës provojnë më tepër me kundërsulm, por pa rezultat.

Kuqezinjtë shpresojnë te pjesëmarrja në Evropë, por në rast barazimi, ky objektiv do të ishte i paarritshëm, pasi në ndeshje kanë mbetur vetëm 12 pikë.

Ndeshja nis më Flamurtarin në sulm, që sinjalin e parë e jep pas 7’ minutash lojë me anë të Useinit, por shkodranët largojnë rrezikun.

Miqtë përgjigjen 3’ minuta më vonë pas një aksioni të shpejtë nga krahët, por Nurkoviç mbyll pa vështirësi.

Në minutën e 20’ Flamurtari i afrohet golit me Muarem Muarem, që ka një mundësi mjaft të mirë, por Sherri bën një ndërhyrje shpëtimtare duke e larguar topin në këndore.

Në këto minuta Vllaznia mendon më tepër për mbrojtjen, me vendasit që janë më të rrezikshëm në sulm.

Si Busic ashtu edhe Muarem, provojnë të kalojnë kuqezinjtë në epërsi, por Sherri tregohet vigjilent.

Çinari kombinon bukur me Likën dhe futet brenda zonës, por Nurkoviç mbyll gjithçka (27’). Një minutë para fundit Nedjelkoviç godet fuqishëm nga brenda zonës, por Sherri largon në këndore. /EDS/