Luigj Gurakuqi në Itali ka një pllakë ku përkujtohet.

Është vendi ku ai u vra, në Bari pranë një hoteli, e që aty është e vendosur një pllakë përkujtimore për të. Pllaka është në dy gjuhët, italisht njëra anë dhe tjetra në shqip, raporton lajmi.net.

Fotografitë janë postuar në grupin Albanian Vintage Photography.

Gurakuqi lindi në Shkodër dhe vdiq në Bari. Ka qenë shkrimtarë dhe politikan.

Njihet si njeri që ka qëndruar afër Ismail Qemalit duke qenë edhe hartuesi i Deklaratës së Pavarësisë më 1912, madje ishte edhe nënshkrues i saj.

U vra në Bari prej Baltjon Stamollës, kushëririt të tij, në derë të Hotel Cavour.

Këtë vit është shënuar 90 vjetori i vdekjes së tij.