Gjoka: Arritëm objektivin ndaj Flamurtarit, e pësuam në fund për shkak të panikut

Vllaznia ka barazuar ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-1, në një takim dramatik në Vlorë ku ka pasur edhe shumë kontestime dhe polemika.

Sino ka akorduar një penallti të dyshimtë në favor të shkodranëve dhe ka larguar nga stoli trajnerin e Flamurtarit, Beharin.

Megjithatë, në një intervistë për “Supersport”, Gjoka është shprehur se objektivi i Vllaznisë në këtë takim është arritur,

pavarësisht se ndiej paksa i zhgënjyer pasi ekipi i tij mund të dilte edhe me 3 pikë nga kjo transfertë.

“Mund të them se ndiej keqardhje pasi kemi sakrifikuar shumë ndaj

Flamurtarit, por kështu është futbolli dhe duhet ta pranojmë këtë verdikt.

Unë e kisha thënë edhe më parë se ishte e rëndësishme që të dilnim me pikë në Vlorë. Tashmë duhet të mbledhim

forcat dhe të përgatitemi për takimin e radhës.

Në mungesë të Sukajt, janë Gocaj dhe Vucaj alternativat për të goditur nga pika e bardhë.

Ne ishim për 92 minuta vigjilentë dhe të përqendruar, por treguam panik në momentet e fundit.

Këto janë momente delikate dhe të shpejta ku bëhen gabime.

Megjithatë duhet të marrim përgjegjësitë e skuadrës përsipër edhe në këto momente të vështira”, është shprehur Gjoka. /vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...