Ish-futbollisti i çek i Spartës së Pragës, Pavel Pergl, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçari.

Ai është gjendur i vdekur në banesën e tij në Gjermani, teksa dyshohet se ka kryer vetërasje.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Pergl e ka bërë publik klubi i Spartës së Pragës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Një lajm shumë i keq për Spartan dhe tifozët e futbollit që dëgjojnë se ish lojtari ynë Pavel Pergl ka vdekur.

Ai erdhi në Sparta si 10 vjeçar dhe ka luajtur 68 ndeshje për ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës çeke.