Gjendet pas 5 ditësh trupi i pajetë i njërit prej policëve, vazhdojnë kërkimet për tjetrin

Autoritetet në Kosovë thanë se është gjetur trupi i pajetë i njërit prej dy pjesëtarëve të policisë që llogariteshin të zhdukur që nga mbrëmja e 28 prillit.

Autoritetet thanë se trupi i policit u gjet të enjten rreth pesë kilometra larg vendit të aksidentit.

Më 28 prill, dy policë po udhëtonin me një makinë zyrtare në rrugën që lidhë dy komunat juglindore të Kosovës,

Kaçanikun me Hanin e Elezit, rreth 60 kilometra larg Prishtinës. Makina ishte

rrokullisur për shkaqe ende të panjohura duke rënë në lumin Lepenc që përshkon zonën.

Që nga ajo natë, njësitë e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policisë,

Agjencisë së Kosovës për Emergjenca ishin përfshirë në operacionin e kërkimit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu dhimbjen

për këtë aksident ndërsa falënderoi agjencitë e përfshira në operacionin që po vazhdon në kërkim të policit të dytë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...