Lezhë, furgoni përplas policët në shërbim

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet policie është përplasur me një fugon dhe është batuar në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Në automjet, raportohet se kane qenë 2 oficer policie, të cilët janë dërguar në spital. Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 15:53, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të Kryqëzimit Spiten, janë përplasur mjeti tip furgon me targë AA 564 NB drejtuar nga shtetasi D.Z., me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D.Ç.

Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, kurse 2 drejtuesit e 2 mjeteve, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...