Instagrami sot na jep hapësirën e duhur për të qenë sa më kreativ. Duke qenë se është rrjeti më i përdorur social, aty mund të gjejmë shumëllojshmëri njerëzish.

Unë sot dua t’iu prezantoj ata të cilët unë mendoj se janë çifti më gallatë që do gjeni ndonjëherë në Instagram.

Ryan Hamilton dhe e dashura e tij, me videot e tyre kanë fituar zemrën e mijëra ndjekësve, si edhe të timen.

Videot e tyre i kam parë krejt rastësisht dhe menjëherë vendosa që t’i ndjek. Përveç kësaj u bëra shumë kurioze se si mund të funksionojë një marrëdhënie mes

dy njerëzish të cilët çdo ditë i bëjnë rrengje nga më të ndryshmet njeri-tjetrit. Siç më tregoi Ryan, ai gjithmonë ka qenë një person i cili i pëlqente të bëntë rrengje me njerëzit.

Tre vite më parë ai njohu partneren e tij, dhe të gjitha rrengjet filloi t’i bënte me të. Duke qenë se ajo ishte

gjithmonë “viktima”, ajo filloi që t’ia kthente rengjet mbrapsht, dhe lindi profili i tyre “Hammy Tv”.

Shakaja e parë që Ryan i ka bërë asaj ishte ti hidhte salcë pikante në furçën e dhëmbëve. Mendojeni vetë se sa e dhimbshme mund të ketë qenë për atë vajzë.

Ndërsa Ryan më tregoi se rrengu që vërtet i ka dhëmbur ishte kur e dashura e tij i mbushi gjithë dyshemenë me çarqe minjsh dhe njëri prej tyre madje i theu

gishtin e madh të këmbës. Por a ka pasur një rreng i cili nuk është marrë me aq sportivitet prej tyre? Sigurisht që po.

Për partneren e tij ishte momenti kur Ryan i hodhi salcë djegëse në sutjena, dhe vërtet “i vuri flakën”.

Ajo u acarua aq shumë, sa u zunë për një ditë të tërë, deri sa u pajtuan gradualisht. Ndërsa rrengu që e ka acaruar më së shumti Ryan, ishte kur ajo i hodhi miell brenda

Mustangu-t të tij. Duke qenë se ata janë kaq rehat në prezencën e kamerave, i pyeta nëse do dëshironin të kishin një Show të tyren dhe përgjigja ishte PO.

“Do kishim shumë dëshirë të kishim një Show të tonën. Jemi të dy shumë gallatë, dhe kështu sillemi edhe në përditshmëri”, – u shpreh ai.

Po rrengu i tij i preferuar të cilin e shijoi pafund ka qenë dita e Shën Valentinit. Ai i kamufloi makinën me fotot e tij lakuriq, dhe ajo mbeti e shokuar.

Për një moment mendoi se e kishte bërë vërtet. Njerëz të tillë janë vërtet për tu përgëzuar, pasi e qeshura në ditët e sotme është kthyer në një luks që nuk e gjen kudo. Nëse nuk i ndiqni ende, keni rastin më të mirë për ta bërë.