Rrëfehet Sukaj: Kemi shumë dashakeq në Shkodër, nuk bëhemi si Tirana

Xhevahir Sukaj zgjodhi në janar të këtij viti të largohej nga Partizani që luftonte për Europë për t’u rikthyer në vendlindje, atje ku Vllaznia ishte e destinuar të “notonte” në zonën e ftohtë.

Sulmuesi shënoi vetëm dy herë në pjesën e parë të sezonit, ndërsa kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur, ka ndihmuar jo pak shkodranët me shtatë gola.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, 30- vjeçari pranoi të fliste për disa nga temat më të nxehta, jo vetëm në Shkodrën e tij, por edhe më gjerë.

Nga Partizani tek Tirana dhe deri te Skënderbeu. “Jemi në stres çdo javë, por nuk do të biem nga Superiorja.

Nuk bëhet Vllaznia si Tirana”, ka thënë bomberi shkodran, që sezonin e tij më të mirë në Superiore e ka me fanellën e kuqe,

teksa shënoi 21 gola në kampionatin e dy viteve më parë.

U rikthyet në Shkodër, por duhet të luftoni për të shpë- tuar ekipin nga rënia.

Keni qenë ndonjëherë më në stres se kaq te Vllaznia?

Rikthimi im në Shkodër ishte i domosdoshëm, duke parë situatën që ishte Vllaznia.

Këtë ma kërkuan shumë ish-lojtarë të Vllaznisë, me të cilën unë kam luajtur edhe disa vite më parë.

Të them të drejtën, përqendrimi dhe mobilizimi nga ana ime ka qenë më tepër se në çdo vend tjetër ku kam luajtur,

sepse ky shërbim që i bëj ekipit është moral dhe mbi të gjitha për qytetin e Shkodrës.

Sigurisht, stresi dhe presioni ka qenë i vazhdueshëm, e veçanërisht në fitoren e fundit ndaj Laçit, ku na duhej më shumë se kurrë të dilnim me tri pikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...