Rikthehet normaliteti tek “Vllaznia B”

Zhurma e krijuar ditët e fundit në lidhje me Vllazninë B dhe bojkotimin e stërvitjes nga futbollistët e saj, sot ka marrë fund.

Që paradreke, një pjesë e mirë e lojtarëve kanë qenë në stërvitje ndërkohë që më pas, ata i janë drejtuar zyrave të klubit Vllaznia ku siç dihet, ishte programuar një takim me administratorin Gjyrezi.

Mes palëve mësohet se është arritur marrëveshja dhe çdo gjë tashmë i është kthyer normalitetit.

Kjo gjë është pranuar edhe nga mesfushori i kësaj skuadre, Suad Bega, në një prononcim të dhënë për mediat menjëherë pas daljes nga zyrat e klubit.

Ai tha se Gjyrezi u ka premtuar në takim që do të marrin pagat e prapambetura. Ndërkohë, sipas tij kjo ndërprerje e stërvitjes nuk do të ndikojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Tërbunit të Pukës.

“Takimi i zhvilluar me administratorin e klubit besoj se ia arriti qëllimit. Ai na premtoi se po bëhet çmos për likujdimin e pagave të prapambetura sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këto kushte, pasi kemi marrë edhe sqarimet e duhura, kemi vendosur që t’i rikthehemi stërvitjes dhe nga nesër të gjithë futbollistët do të jenë në fushë.

Nuk besoj se stërvitja jo e plotë gjatë këtyre ditëve do të ndikojë në formën tonë sepse ne jemi profesionistë dhe do të japim më të mirën në fushë të shtunën ndaj Tërbunit.

“Vllaznia B” është e vendosur për ta fituar këtë ndeshje dhe besoj se do ia dalim”. Ekipi nderkohe, pasdite ka zhvilluar edhe nje seance te dyte ne te cilen kane marre pjese te gjithe futbollistet.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...