Rama: Opozita që bëjnë këta është vari llamarinën

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme iu kundërpërgjigj reagimeve dhe sjelljeve të opozitës. “Njerëzit le të ikin, fjala mbetet,” tha ai ndërsa anëtarët e PD braktisën seancën pas fjalës së kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho. Por sakaq, në seancë qendruan deputetët e LSI.

Rama: “Reagimet e këtyre me miell e me çizme janë vari… llamarinën. Këta flasin sikur s’bëjnë asgjë tjetër përveç se paguajnë taksa, e vijnë këtu të enjten e shfryjnë.

Dy taksa kemi rritur ne, kam kaq kohë që pyes e nuk vijnë të ma thonë të tretën. Kemi rritur taksën për më të pasurit, qofshin kompani apo njerëz që fitojnë më shumë, dhe e kemi rritur konform programit e filozofisë tonë.

10% e kishte dhe kryeministri dje, sot e ka 15%. Kemi bërë rritjen progresive. Rritje për ata që fitojnë më shumë. 97% e shqiptarëve paguajnë sot më pak taksa. Rritëm dhe taksën e karburantit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...