Shpërthimi me tritol, banorët: Na ra dera mbi kokë

Dy shpërthime me tritol kanë terrorizuar qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e parë ndodhi në lagjen “Kushtrimi” përballë drejtorisë së Policisë, ndërsa ngjarja e dytë në lagjen “Karabash” pranë bashkisë Vlorë.

Një orë nga shpërthimi i parë një tjetër ngjarje zgjoi Vlorën, sërish një sasi e konsiderueshme tritoli u vendos në oborrin e një banese.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona që hodhën në oborr sasinë e lëndës plasëse.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme”, bëjnë me dije blutë e Vlorës.

Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit.

Sipas tyre u ka rënë dera në tokë dhe iu është ndërprerë energjia elektrike

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...