Jo pak nga njerëzit e artit e kulturës (komshinjtë, siç thotë studiuesi z.v) kacavirren pas tyre. Të jepet titulli “Mjeshtër i Madh” dhe të mbushet mendja se je i tillë, kur gjithçka mund të jesh po mjeshtër kurrë.

Bëja humor para disa viteve me MJESHTRIN E MADH, Skender Drini (që s’e mori sa qe gjallë këtë titull e ka gjasa as post mortum s’ka për ta marrë). Në një promovim libri mori pjesë edhe një me këtë titull në shpinë.

Si moderator i veprimtarisë, i them lehtë në vesh Drinit: po bëj prezantimin: Na nderon me pjesëmarrjen e tij Mjeshtri i Madh (filan fisteku) dhe mjeshtri i vogël Skender Drini. Qeshte rrallë, po kësaj here ia mora një buzëqeshje.

Pa le me titullin “Nderi i Kombit”. Pas tij kacavirren më shumë, në pafundësi. Lexoj në një portal se u hap një berberhane në fshatin Ypsilon të krahinës Iks-Nderi i Kombit!

Kushdo që do të ulet në karriken e berberit në fshatin Y të krahinës X-Nderi i Kombit do të ngrihet ose i rruar, ose i qethur. Po ama është i rruar e qethur në berberhanen e krahinës X-Nderi i Kombit! Tung!

Nga Shkrumtari Skënder Temali