Një ngjarje e pazakonte ndodhi diten e sotme kur makinë tip ‘Ford Focus’ humbi kontrollin dhe u përmbys në kthesat e Llogorasë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale E.A ka qenë në gjendje gjumi dhe mësohet se ka qenë në shoqërinë e një tjetër shtetasi, shokut të vet.

Si pasoje e rënies drejtuesi, është dëmtuar lehtë me disa gërvishtje, ndersa automjeti ka pesuar dëmtime. Makina ka rënë mbi 40 metra nën rrugë, ndërsa fatmirësisht është ndalur duke shmangur një tragjedi.

Llogaraja mbetet një zonë e rrezikshme për drejtuesit e automjetit, ku mungesa e ndriçimit dhe prezenca e lartë e mjegullës shtojnë rrezikun.