Për ata që janë 30 vjeç apo më pak sot, këto pamje nuk dëshmojnë asgjë. Ndërsa për ata që kanë jetuar kohën e komunizmit “Po”. Është parada që bëhej çdo 1 Maj. Kudo në botë, protestohej për të drejtat e punëtorëve, ndërsa në Shqipërinë komuniste ishte festë e madhe me paradë shtetërore.

Dokumentari në fjalë është prodhuar nga Kinostudio “Shqiperia e Re” dhe AQSHF-se. Eshte Tirana e vitit 1988 në sheshin “Skenderbej” dhe shetitoren “Deshmoret e Kombit”.

“Ne tribunen qendrore dalin udheheqesit: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Simon Stefani, Lenka Çuko, Vangjel Çerava, Besnik Bekteshi, Pali Miska, Hekuran Isaj, Hajredin Çeliku, Prokop Murra, Kico Mustaqi, P. Dode, Qirjako Mihali, Spiro Koleka, Nexhmie Hoxha, Vito Kapo, Haxhi Lleshi”- thuhet ne dokumentar.

 

Formohet emri i Enverit nga ditelindja 1908. Parakalojne kuadratet e rinise se Tiranes, studentet, minatoret, veteranet, shkolle e bashkuar “Enver Hoxha”.

Operator: Rakip Zeneli Bashkëpunëtorë: Ikbale Jaçellari, Fahri Jukniu Regjia: Kujtim Gjonaj Skenari: – Muzika: Mira Meçule Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re” Viti: 1988