deputeti Tom Doshi ka takuar ekipin dhe lojtarët e Vllaznisë. Në fakt, takimi është zhvilluar para ndeshjes me Lushnjen.

Doshi ka shkuar në grumbullimin e Vllaznisë në resortin “Gardeland” dhe ka folur për rreth 10 minuta me skuadrën. Ai u ka kërkuar atyre që të japin maksimumin, ndërsa ka patur kritika dhe për stafin.

“Kam dëgjuar që në Kukës keni patur ankesa për gjyqtarët, ju si staf nuk duhet të lejoni që ekipit t’i hyjnë në hak. Duhet të jepni maksimumin dhe të shpëtoni. Kam besim te ju dhe mbështetjen time e keni”, – u ka thënë Doshi lojtarëve.

Deputeti nuk ka qëndruar pa bërë dhe pak politikë, por asgjë e re për të, pasi në fund të fundit, lidhjet e tij me sportin janë shumë të vogla krahasuar me politikën. Doshi është afruar pranë ekipit dhe me “kontributin” e Valter Fushajt.

Ky i fundit ka shprehur hapur interesin për të marrë ekipin e Vllaznisë. Në fund, Doshi është larguar dhe nuk pati më asnjë takim tjetër me ekipin.

Ai vazhdon të motivojë skuadrën me premio. Pritet që skuadra të marrë premion dhe për ndeshjen kundër Laçit, të fituar me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.