Shefi i financave të Vatikanit, kardinali George Pell, do të dalë para gjyqit nën akuzat për sulm seksual. Kardinali ka mohuar në vazhdimësi duke thëne se është i pafajshëm.

Por, një gjykatës australian njoftoi se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë fajësinë e tij. Kardinali 76 vjeçar, është katoliku më i lartë në Australi dhe një nga më të fuqishmit në Vatikan.

Ai u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij. Më shumë se 30 persona kanë dëshmuar deri më tani para gjykatës.

Kardinali George Pell do të dalë para një gjykatësi dhe një jurie prej 12 personash, te cilët do të vendosin për fatin e tij.