Vllaznia shquhet si një prej skuadrave më me shumë tifozë në Shqipëri. Vërtetë në ndeshjet e këtyre viteve të fundit, shkallët e stadiumit janë disi bosh, por tifozët janë të shumtë.

Dhe ata nuk janë vetëm nga Shkodra, por edhe nga rrethinat, nga Malësia e Madhe, madje edhe nga Ulqini dhe treva të tjera shqiptare të Malit të Zi.

Madje, ka edhe prej emrave të njohur të artit që nuk mungojnë asnjëherë në ndeshjet e Vllaznisë, sidomos në ato që luhen në “Loro Boriçi”.

Nëse më shumë ka dalë në skenë Mjeshtri i Madh, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili si tifoz kuqeblu, në fakt janë edhe dy këngëtarë të tjerë që shquhet për tifozllëkun për këtë skuadër.

Njëri është nga Shkodra- Bardh Spahja ndërsa tjetri nga Ulqini- Gëzim Sala.

Vendi i tyre është gjithnjë aty, në tribunën qendrore të stadiumit dhe vështirë të ketë ndonjë ndeshje që ato mungojnë për të mbështetur skuadrën kuqeblu.

Fotoja e mëposhtme është bërë nga fotoreporteri Gjon Gjeka në ndeshjen e fundit Vllaznia- Laçi ku ata nuk kanë munguar të mbështesin kuqeblutë sërish nga shkallët e stadiumit.

Gëzim Sala vjen çdo fundjavë nga Ulqini dhe pasi bashkohet me shokun e kolegun e tij Bardh Spahja, i drejtohen “Loro Boriçit” për të parë kuqeblutë në fushë.

© shkodrasport.com