Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e tre të rinjve ndodhi këtë të martë në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë ka rënë nga ura gjatë lëvizjes, ndërsa trupat e tre të rinjve ndodhen brenda. Për pasojë dyshohet se viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, si dhe identiteti i viktimave.

Nga hetimet e para dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur të frenojë në kohë. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti

Vizion Plus TV