E gjithë Kosova në kërkim të dy Policëve

Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe ministrat janë në terren dhe kan parë nga afër sakrificat e qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë, që sfidojnë ujin e rrëmbyeshëm për gjetjen e dy policëve

Banorë të shumtë të zonës së Hanit të Elezit, pjestarë të FSK’së e zyrtarë policorë, nuk janë ndaluar pothuajse për asnjë moment së kërkuari për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u zhdukën prej mbrëmjes së të shtunës

Forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës u janë bashkuar përpos kosovarëve edhe banorë të Maqedonisë.

Qytetarët po futen edhe në ujërat e rrëmbyeshëm të Lepencit për t’i kërkuar dy policët e zhdukur.

Ndërkohë, zhytësit e ekipeve të shpëtimit, të zjarrfikësve e të njësiteve të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet në lumin Lepenc në tentim të gjetjes së trupave të dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës.

Aktualisht ekipet kanë arritur te lisi barrikadues përtej kufirit të Kosovës në territorin e Maqedonisë, pistë kjo e cila, sipas tyre, afron gjetjen e dy trupave të zhdukur.

Institucionet e shtetit duke ofruar ndihmën e nevojshme, duke mos munguar asnjëherë edhe ndihma e qytetarëve të shumtë, të cilët edhe mbrëmë në orët e vona të natës ndezën reflektorët dhe kërkuan për orë të tëra për dy pjesëtarët e policisë. Kërkimi për Dashin dhe Trenën ka vazhduar edhe përtej Kosovës, në Maqedoni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...