E BUJSHME/ “Mafia SHQIPTARE kontrollon futbollin serb”, ja vëllezërit që dyshohen për gjithçka.

E përditshmja serbe “Kurir” ka botuar një shkrim në portalin e saj, ku akuzon shqiptarët për kontroll të futbollit serb.

Sipas këtij portali, vëllezërit shqiptar me mbiemrin Osmani, janë në krye të një rrjeti shumë të përhapur në Serbi, që merret me pastrim parash dhe trukime rezultatesh.

“Mafia shqiptare me paratë e pista të fituara nga tregtia me drogë dhe armatim, por nga transferimi i lojtarëve serbë, ‘i pastron’ paratë në Serbi, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit”, shkruan në paralajmërimin e Kurir.

Në ditët në vazhdim, Kurir paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb.

Herë pas here, në mediat serbe akuzohen shqiptarët për problematika të ndryshme, që asnjëherë nuk janë vërtetuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...