Pas disa muajsh ndoshta, Armando Cungu është rikthyer sërish në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndoshta që prej dorëheqjes së dhënë nga drejtimi i Vllaznisë, ka preferuar më shumë t’i shohë ndeshjet e kësaj skuadre nga shtëpia sesa nga stadiumi.

Ai është rikthyer dje aty por për një arsye tjetër. Përpara ndeshjes Vllaznia- Laçi, ka qenë i ftuar të flasë për “Superport”.

Për këtë arsye, është parë të takohet në ambjentet e brendshme të stadiumit si me drejtuesit e Vllaznisë ashtu edhe me ato të Laçit, me të cilët në fakt ka punuar para tre sezonesh.

Fotot e këtij shkrimi tregojnë takimin dhe përshëndetjen e tij me trajnerin e Laçit Gentian Mezani dhe me portierin e kësaj skuadre Gentian Selmani.

Aktualisht, Cungu nuk drejton asnjë skuadër sepse pavarësisht kërkesave që ka patur pas largimit nga Vllaznia, ka preferuar të qëndrojë disa kohë pushim dhe t’i përkushtohet familjes.

© shkodrasport.com