Ngacmoi seksualisht nxënësen e tij 11-vjeçare, arrestohet dhe pezullohet nga detyra mësuesi i shkollës në fshatin Kalasë të Delvinës.

“Ndalimi i tij pasi si mësues në një shkollë 9-vjeçare në Delvinë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndaj një nxënëse të kësaj shkolle”, sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Nëna e vajzës e ka bërë publik rastin abuzues, dy muaj pas ngjarjes.

Ajo fillimisht nuk ka dashur që historia të bëhej publike për shkak të paragjykimeve. Të gjendur përballë refuzimit të vajzës për të shkuar në shkollë, prindërit kanë denoncuar mësuesin 60-vjeçar.

Prindërit e vajzës janë të divorcuar dhe e mitura jeton prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.

Ndërkohë, për denoncimit të nënës së vajzës, kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Delvinës. Banorë të fshatit Kalasë, shprehen se ky është rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.