A football player kicks the ball during the UEFA Champions League football match Lille vs. Copenhagen on August 29, 2012 at the Grand stade in Villeneuve d'Ascq, northern France. AFP PHOTO DENIS CHARLET

Dita e sotme ka dhuruar sfidën në mes Vllaznisë dhe Laçit. Madje, nuk do të jetë një sfidë në mes këtyre dy skuadrave, por dy.

E para është luajtur. Ka qenë ajo në mes 17 vjeçarëve të këtyre dy klubeve.

E luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, ajo është fituar 2-0 nga kuqeblutë. Djemtë e drejtuar nga trajneri Zhejani kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje.

Fillimisht, me anë të Markut në pjesën e parë ndërkohë që Barbullushi ka shënuar në ’71 golin e dytë dhe të fundit të kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 54 pikëve, sërish tre pikë larg Tiranës së vendit të parë.

Ndërkohë, ekipi shkodran e ka thelluar në 11 pikë distancën me Kukësin e vendit të tretë dhe në këtë mënyrë, play off-i duket se është i sigurtë për të.

Në katër ndeshjet e mbetura deri në fund të fazës së tretë, kuqebluve u mjaftojnë edhe vetëm dy pikë.

Vllaznia kësisoj e ka fituar sfidën e parë ndaj Laçit por çfarë do të ndodhë në të dytën, atë në mes ekipeve të të rriturve që nis në orën 16.00 në “Loro Boriçi”? Të presim!
© shkodrasport.com