E vetmja grua në dhjetëshen e parë të kësaj liste është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë. Ajo zë vendin e shtatë.

Më shumë se 12 mijë zviceranë janë pyetur në kuadrin e një hulumtimi për të gjetur se cilin personalitet gjatë historisë e konsiderojnë si më të guximshmin. Sondazhin e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit “Sotomo” i mandatuar nga kompania e sigurimeve “Allianz Versicherung”, shkruan blick.ch.

Njeriu më i guximshëm në histori sipas shumicës së të anketuarve është Nelson Mandela i ndjerë, luftëtari kundër apartheidit në Republikën e Afrikës së Jugut, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas Mandelës vjen Wilhelm Tell, por meqë ai konsiderohet më shumë personalitet fiktiv se historik, Tell “abstrahohet” nga kjo radhitje.

Kështu, i dyti njeri më i guximshëm në histori konsiderohet Mahatma Gandhi, luftëtari për pavarësinë e Indisë, i cili pati fituar edhe çmimin Nobel për Paqe. Alpinisti i ndjerë ekstrem zviceran Ueli Steck vjen i treti në këtë renditje.

Është interesante se e vetmja grua në mesin e dhjetëshes së parë të kësaj liste që dallon më të guximshmit, është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë e Kishës Katolike ose Shën Tereza.

Ajo zë vendin e shtatë në listë, përcjell albinfo.ch.

Realizuesit e hulumtimit kanë konstatuar se meshkujt kanë zgjedhur pothuaj pa përjashtim vetëm meshkuj, ndërsa gratë, nuk kanë bërë “diskriminim” të kësaj natyre./ KultPlus.com