Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Shkodër, e për pasojë një person mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e lagjes Tophane. Mësohet se një makinë është përplasur me një motoçikletë, e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i këtij të fundit, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar në spitalin e Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e pare. Policia është në vendngjarje, ndërsa po vijon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.