Mesazh për rininë shqiptare të kafeneve/ Norvegjezi del vullnetar për të punuar në bujqësi

Në pamje të parë duket si një fermer i thjeshtë shqiptar, por në realitet nuk është kështu. Nils Andersen ka udhetura nga

Norvegjia drejt Shqipërisë për turizëm, por që me dëshirën e tij ka kërkuar që të bëhet pjesë e vullnetarizmit.

Ka udhëtuar nga Norvegjia, por natyra dhe pamja atraktive e ka shtyrë Nils Andersen të bëhet vullnetar për të punuar tokën në një fermë në zonën e Fishtës në Lezhë.

Prej disa ditësh ai është bërë pjesë e puntorëve të fermës dhe ndihmon vullnetarisht për të kryer punë të ndryshme në bujqësi. Për Andersen puna në bujqësi është shumë më e mirë se të shkojë në palestër.
Në pamje të parë duket si një fermer i thjeshtë shqiptar, por në realitet nuk është kështu. Nils Andersen ka udhetura nga Norvegjia drejt Shqipërisë për turizëm,

por që me dëshirën e tij ka kërkuar që të bëhet pjesë e vullnetarizmit. Ai u ndal në fshatin Fishtë të Lezhës dhe mikpritëse për të u bë ferma e Mrizit.

Prej ditësh po kryen punë të ndryshme në bujqësi, duke sjellë një kulturë të re në këtë zonë. Nils Andersen thotë se Shqipëria është një vend mjaft tërheqës, ndaj ka vendosur që të japë kontributin e tij në sektorin e bujqësisë.

“Unë kam ardhur prej disa ditësh nga Norvegjia dhe jam stacionuar këtu në fshatin Fishtë. Shqipëria është një vend fantastik dhe po merr një zhvillim të jazhtëzakoshem edhe sektori i bujqësisë.

Ndaj dhe unë vendosa që të jap kontributin tim, që të jap frymë pozitive në këtë drejtim” – tha ai.

Rasti unik/ Norvegjezi Nils Andersen, duke punuar tokat në Fishtë të Lezhës
Andersen tashmë është kthyer në një fermer shqiptar,

ai po merret me të gjitha punët e fermës, që tek mbledhja e barit, prashitja e tokës etj, edhe pse profesioni i tij është që të qëndrojë ulur para kompjuterit, pasi është një grafik dizajner.

Për të puna e vërtetë është ta prekësh atë me dorë dhe bujqësi është një punë e cila të mundëson të kesh edhe trupin në formë.
“Unë jam me profesion grafik dizajner, por puna e

vërtetë është ajo që bëhet me dorë kur prek tokën. Normalisht që puna në bujqësi është e vështire, por është shumë më mire kështu sesa të shkoj në palestër, pasi është aktivitet fizik i vërtetë. Do të ftoj dhe miq të tjerë të vijnë këtu dhe të bëjnë punë të kësaj natyre” – u shpreh Andersen.

Momenti kur norvegjezi Nils Andersen është duke punuar, ndërsa të rinjtë shqiptarë qëndrojnë në kafene

Altin Prenga është një nga personat që me biznesin e tijë të agroturizmit e bëri fshatin Fishtë të Lezhës mjaft atraktiv për turizëm. Ai thotë se prania e shtetasve të huaj me punë vullnetare në këtë zonë është një mesazh i qartë që vendasit të orjentohen drejt punës.

Nils Andersen duke punuar
“Janë persona shumë të veçantë, shumë të ndjeshëm ndaj natyrës dhe që kanë një nostalgji ndaj punëve fizike të thjeshta. Janë një mesazh shumë i bukur për rininë këtu, se realisht janë çmendur sot. Ky zotëri që ka ardhur këtu punon tokën me kënaqësi dhe kanë qejf të kenë eksperienca reale, siç mund të jetë një fshat tipik shqiptar.

Është diçka shumë e bukur, leksion për shumë të rinj këtu që rrinë nëpër kafene. Ajo që është interesante është që t’i zbukurohet imazhi jetës në fshat, me gjithë vështirësitë që ka. Ideja është që të përmirësojmë imazhin tokën dhe bujqësisë. Është diçka e bukur, pastaj në Shqipëri nuk është e thjeshtë të jetosh vetëm me bujqësi” – tha Prenga.

Në Fishtë të Lezhës turizmi po fokusohet tashmë edhe drejt natyrës, pasi numri i turistëve të huajve që kërkojnë të bëjne vullnetarizëm sa vjen dhe shtohet. Janë të shumtë ata të cilët vijnë në këto anë dhe ngrejnë kampingjet e tyre duke soditur natyrën e zonës së Lezhës.
s.k.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...