Shifrat e frikshme, në Shkodër kurrë nuk e kanë menduar këtë!

Laçi e ka provuar Superioren për herë të parë në fillim të viteve 90-të. Qëndroi për disa sezone radhazi në elitë dhe u identifikua si një ekip që në shtëpi zor të mundej.

Pas rënies, u rikthye në Superiore në vitin 2004 dhe regjistroi një sezon për t’u harruar, teksa pësoi një “tufë” me gola dhe mori vetëm dy pikë në atë kampionat, madje në ndeshjen e fundit barazoi “shqiptarçe” me Partizanin:

Ndeshja përfundoi 5-5 dhe Dorian Bylykbashi shënonte pesë herë, për t’u shpallur edhe golashënuesi më i mirë.

Në fund të atij sezoni Pashk Laska u bë shef klubi dhe më pas president. Tre vite në të Parën, pastaj Laçi u kthye në Superiore.

Prej asaj kohe bilanci me skuadra të ndryshme të traditës ka ndryshuar, teksa kurbinasit siguruan edhe pjesëmarrjen në kupat e

Europës sapo ishin rikthyer në elitë (u renditën në vend të katërt dhe Besa nënkampione fitoi Kupën e Shqipërisë pasi mundi Vllazninë në finale).

Nëse te bardhezinjtë ka pasur rezultate pozitive, ndryshe ka qenë situata te Vllaznia.

Shkodranët, furnizues ndër vite me lojtarë për Laçin, kanë regjistruar shumë rezultate negative në tërësi dhe kundër skuadrës që aktualisht drejtohet nga Gentian Mezani.

Nëse shohim statistikat e përballjeve direkte, pikërisht ato Vllaznia-Laçi, që të dielën zbresin në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, shohim në katër sezonet e fundit, shkodranët kanë marrë pikë vetëm në tre takime.

Vjet në fazën e tretë fituan falë një goli me penallti që shënoi Elis Bakaj, ndërkohë që tre herë fitoi Laçi, që vjet rrezikoi të binte nga Superiore, por pavarësisht kësaj bilanci me kuqeblutë ishte pozitiv.

Para fitores së vjetshme Vllaznia fituar në ndeshje në sezonin 2014-2015, kurse një sezon më pas kishte barazuar pa gola në shtëpi.

Por sa fitore ka marrë Laçi? 12. Në Shkodër as që e ka çuar nëpërmend se do vinte një ditë e tillë, madje me ironi e thonë shpesh: “Pse, luan Laçi i Milotit futboll”…

Të dielën Vllaznisë nuk i falet hap fals, ndryshe mund të imitojnë Tiranën dhe sezonin e ardhshëm të luajnë në kategorinë e Parë. /EDS/

15 PËRBALLJET E FUNDIT VLLAZNIA-LAÇI

Sezoni 2017-2018
Laçi-Vllaznia 1-0
Vllaznia-Laçi 1-2
Laçi-Vllaznia 2-0

Sezoni 2016-2017
Laçi-Vllaznia 3-0
Vllaznia-Laçi 1-0
Laçi-Vllaznia 1-0
Vllaznia-Laçi 1-2

Sezoni 2015-2016
Laçi-Vllaznia 3-2
Vllaznia-Laçi 0-0
Laçi-Vllaznia 2-0
Vllaznia-Laçi 0-1

Sezoni 2014-2015
Vllaznia-Laçi 0-1
Laçi-Vllaznia 1-0
Vllaznia-Laçi 1-0
Laçi-Vllaznia 3-0

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...