Salihi mesazh për Vllazninë, sulmuesi nuk e harron skuadrën e zemrës

Hamdi Salihi është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë, pasi karriera e tij është shumë e pasur. Shkodrani ka luajtur në 3 kontinente duke provuar emocionet e kampionateve në Evropë, Amerikë dhe Azi.

Së fundmi, pas largimit nga ekipi i Skënderbeut, shkodrani është rikthyer në “shtëpinë e tij” të dytë, Austrinë. 34-vjeçari po luan në Kategorinë e Dytë austriake me ekipin e Wiener Neustad-it duke qenë lideri i kësaj skuadre. Ai ka shënuar 19 gola në 27 ndeshje, rezultate te frikshme për një sulmues.

34-vjeçari nuk harron të flasë për Vllazninë në një interviste për mediet shqiptare, “Mbijetesa? E vështirë, por besoj se do të shpëtojnë. Shpresoj të ja dalin. Vllaznia është ekipi i qytetit tim dhe sigurisht që i uroj më të mirën”.

Salihi tregon se nuk do ta mbyllë këtë vit me futbollin e luajtur. “Besoj se do jem. Nuk e di nëse do të vazhdoj me këtë ekip, pasi futbollit nuk i dihet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...