Ish-gjenerali 99-vjeçar, Rrahman Parllaku – i cili ka qëndruar në burgjet komuniste për 16 vjet – gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Studio e Hapur’ tha se gjyqi më i rëndë për të ka qenë në Tiranë, pasi e kanë mbajtur 4 vjet të izoluar para se të jepej dënimi.

Ndërkohë, kur u pyet nga gazetarja Vasili nëse xhelatët e tij i kanë kërkuar ndjesë pas viteve 1990, Rrahmani u ndal dhe tha dy fjalë edhe për ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Gramoz Ruçin.

“Ministri i Brendshëm në atë kohë [vitet 1990], Gramoz Ruci nuk më jepte dokumentet e prokurorisë për të shqyrtuar gjyqin. Iu drejtova Ramiz Alisë. I thashë që unë kam ardhur për një hall; ka të drejtë ministri i Brendshëm të më mbajë dokumentet për rigjykim? Sa u ula unë,

Gramoz Ruci i dha dokumentet më pas. Sa herë bëheshin pritet në pallat më pas Ramiz Alia vinte gjithmonë më takonte”, u shpreh ai.

Parllaku shtoi se Ruçi nuk i ka kërkuar falje deri tani, ndërsa mendon se dosjet e ish Sigurimit të Shtetit duhet të happen. “Pse mos ti hapim edhe ne si gjithë bota. Çfarë të keqe do kishte që njerëzit të dinë çfarë ka ndodhur. Kujtesa historike është për të ecur në rrugë të drejtë. Për mua ka qenë kërkesë për t’u bërë”, ka pohuar ai.

Sa i takon historisë së burgosjes së tij, Parllaku u arrestua në 1993 dhe dënua për pjesëmarrje në “puç ushtarak”,

nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandës me rrezikshmëri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991), si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”.

Në foton e mëposhtme, Parllaku duke folur në emisionin “Studio e Hapur: