Rrjeti mediatik “Al Jazeera” ka realizuar një dokumentar mbi historinë e grave të një familje nga Shkodra që vuajnë pasojat e gjakmarrjes. Në banesën ku jetojnë nuk ka më burra dhe djem veç gjyshit të moshuar, pasi të gjithë janë larguar.

 

Paulini, babai i dy vajzave është larguar nga Shqipëria drejt Londrës ku ka plotësuar dokumentet për azil dhe ka marrë statusin e refugjatit. Ndërkohë e shoqja e Paulinit, Rrezarta, së bashku me dy vajzat jetojnë mes frikës për jetët e tyre dhe padurimit për t’iu rikthyer një jete normale jashtë kufijve të Shqipërisë.

 

Shkrimi dhe dokumentari i plotë i Al Jazeera

 

Gjakmarrja e mban Betën dhe motrën e saj të bllokuar në shtëpi, duke shpresuar se azili i kërkuar nga babai i tyre në Angli mund të sigurojë një ‘arratisje’ nga vendi.

Tre vite më parë vëllai i Betës vrau një tjetër djalë të fshatit në veri të Shqipërisë duke shkaktuar një gjakmarrje ndaj familjes. Teksa vëllai i saj u dërgua në burg nga Gjykata Shqiptare, kërcënimi për hakmarrje ndaj familjes mbetet për shkak të përhapjes së gjerë të një kodi të shekullit të 15­-të, i njohur si “Kanuni”.

 

Ky sistem alternativ i drejtësisë thotë që “Vrasja duhet të hakmerret për të rivendosur nderin e familjes”. Pas krimit nga i biri kryefamiljari, babai i Betës, Paulini u largua në Londër me shpresën për të marrë azil, duke lënë Betën dhe motrën e saj të mbyllura në shtëpinë e familjes për sigurinë e tyre.

 

Beta po rritet gjithnjë e më shumë e mërzitur nga izolimi i saj që gjithashtu e ka penguar atë të shkojë në shkollë. Shpresa e vetme tani është që babai i saj të marrë azilin dhe ajo e motra e saj mund t’i shpëtojnë këtij “dënim të vetëvendosur”.