Historia e Afërditës, prostitutës shkodrane, që u vra nga babai i saj për… Ja krimi monstruoz

Një ditë më parë, i burgosuri B.F. , ndërroi jetë në QSUT për shkaqe natyrale. Po kush ishte B.F., historia e të cilit tronditi opinion shqiptar para pak viteve për hir të nderit në familje.

74-vjeçari Facaj, i cili vuante dënimin për vrasjen e vajzës së tij në vitin 1996 ka ndërruar jetë gjatë së dielës në reanimacionin e QSUT-së.

Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten N. , ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre Afërditës, vetëm 19 vjeç.

Ata e kishin vrarë vajzën në vitin 1996 pas kthimit të saj nga Italia dhe e kanë varrosur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre. Krimi u zbulua rreth 10 vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006.

Gjykata e Shkodrës dha vendimin për B. e N.F. nga fshati Drisht i komunës Postribë në Shkodër, të akuzuar për ‘vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim dhe ‘fshehje e krimit’. Për babanë e viktimës B.F. , gjykata vendosi 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, vendosi 15 vjet burgim.

HISTORIA E AFËRDITËS

Afërdita ishte fëmija i madh i B. . Në moshë të vogël, i vdiq e ëma dhe B. u martua me N. me të cilën pati dhe dy fëmijë.

Afërdita iku adoleshente nga Shqipëria, për të shkuar në Itali e për t’i kthyer disa vite më pas me një djalë. Por me sa duket në Itali Afërdita kishte punuar si prostitutë dhe kjo nuk mund të durohej nga babai i saj, një burrë me tradita të forta veriore.

Kur u kthye, vajza 19-vjeçare u strehua tek i ati dhe njerka, por dita e kthimit u bë dhe dita e vdekjes së saj. Babai nuk e ka duruar dot turpin në fshat.

Afërdita Facaj, 19 vjeçe, kishte ikur nga kjo botë, e masakruar me një hekur pas koke. Më tej ishte groposur dhe ashtu mbeti për 10 vjet me radhë. Fëmijën e saj e rriti B. derisa u bë 12 vjeç kur edhe i akuzuari përfundoi në burg.

Guximin e mori njerka, N.F. . Ajo shkoi në polici dhe u rrëfye: Afërditën e vrava unë dhe e groposa për të fshehur gjurmët.

Por a ishte ajo, autorja e vërtetë e vrasjes, apo po mbulonte të shoqin? Për më tepër, edhe vetë B. këmbëngulte që nuk e vrau e shoqja, por ai, për nder.

Në leximin e pretencës para trupit gjykues, prokuroria kërkoi 25 vjet burg për B.H. , e 15 të tjera për bashkëshorten e tij, N.

Por nga ana tjetër, burri ka kërkuar që e shoqja të dënohet më pak nga sa kërkoi prokuroria. Ai e ka argumentuar këtë me faktin se e shoqja, N. nuk kishte qenë pjesëmarrëse në krimin e vrasjes.

Por se ajo e kishte ndihmuar vetëm për të varrosur trupin e vajzës së tyre, e më pas e kanë mbajtur së bashku të fshehtë këtë krim. Facaj pohoi se të bijën e kishte vrarë për nder.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...