Ka vetëm një dyshim, materiali i medaljes do të jetë i artë apo i argjend? Boksierja shkodrane, Elsidita Selaj, na ka bërë krenar dhe në gjysmëfinale, pasi ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 5 me 0 kundër irlandezes Kelly.

Pretendente ishte irlandezja, por shkodrania fitoi pastër me rezultatin 5-0. Selaj mposhti kundërshtaren e saj me rezultatin 5-0.

Vendimi i gjyqtarëve ishte i tillë 29-27, 29-27, 29-27, 29-27, 30-26. Ky është një rezultat fantastik për Selajn që do të mundohet të arrijë medaljen e artë në Evropianin U-18 që po zhvillohet në Abruzzo të Italisë.

Shkodrania fitoi ndeshjen e parë duke mposhtur kundërshtaren kroate. Shkodrania garon deri në peshën 75 kg dhe ka cilësi shumë të mira.

Selaj nuk hasi shumë vështirësi në ndeshjen e parë, pasi e dominoi totalisht kundërshtaren.

Vendimi i gjyqtarisë për ndeshjen e saj ishte unanim. Aventura e saj në këtë Evropian nuk mbaron këtu, pasi tashmë pret të ndeshet në finale.

Nëse arrin të fitojë dhe finalen atëherë do të ishte medalja e parë e artë për boksin e femrave në vendin tonë. Ky rezultat është shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi sporti i boksit te femrat nuk është i përhapur.

Trajneri i saj, Jetmi Kuçi, ka shumë besim te aftësitë e Elsiditës dhe beson se do të korrë suksese të mëdha me të.

Elsidita është një ndër femrat e radha që merren me boks në Shqipëri dhe duhet përkrahur dhe mbështetur për guximin që ka. Fakti që stërvitet nga një ish-boksier i madh si Kuçi e bën më të lehtë për të.

Sporti i boksit është një ndër sportet që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare.

Sportistët shqiptarë ja kanë dalë që mes 101 vështirësive të zhvillojnë paraqitje të mira, pavarësisht se nuk jemi në atë nivel që të pretendojmë të fitojmë medalje evropiane apo botëror.

Në fakt, boksierët që i kanë arritur numërohen me gishtat e njërës dorë. Nelson Hysaj, Rexhildo Zeneli dhe Jurgenj Uldedaj kanë sjellë në Shqipëroi medalje evropiane për moshat. Femra e parë që do të marrë medalje është Elsidita Selaj.