Thirrja e Martinit: Duhet të vazhdojmë të besojmë tek Vllaznia, mund t’ia dalë

Ish-lojtari i Vllaznisë, Edi Martini, hodhi bombën pas ndeshjes së humbur me Luftëtarin dhe momentin që po kalon ekipi shkodran.

Legjenda e Shkodrës nuk heziton të shprehet hapur ne nje prononcim për “Eduasportin.com” në lidhje me situatat që kanë pushtuar klubin shkodran, por dhe çështjen e privatizimit.

Martini nuk është prej atyre që fshihen, por flet hapur dhe këtë gjë bëri dhe këtë herë.

Ai mendon se Vllaznia nuk bie, por do të bjerë Kamza me shumë mundësi, pavarësisht se humbja me Kamzën sjell shumë pasoja negative.

“Ndeshja me Luftëtarin nuk duhej humbur dhe na ka sjellë shumë probleme. Jemi në situatë të vështirë e dimë, por janë dhe shumë pikë ende në lojë.

Druhem paksa nga gjendja e ekipit, por besoj se do të ia dalim mbanë me sukses deri në fund”, – shprehet Martini.

Martini beson se ka ende shumë pikë në lojë, por ku do t’i marrë Vllaznia këto pikë duke parë dhe kalendarin e frikshëm.

“Ne duhet të marrim pikë duke nisur që nga ndeshja me Laçin këtë javë. Luajmë në shtëpi dhe nuk duhet të tolerojmë, mos harroni se presim dhe Kamzën në shtëpi që është ndeshje direkte dhe duhet të fitojmë.

Mendoj se mund të marrim pikë në të gjitha ndeshjet”.

Martini mundohet të shfaqet optimist, por nuk e fsheh zhgënjimin e tij në lidhje me ekipin e Vllaznisë.

“Jam shumë i zhgënjyer me ekipin që nga fillimi e deri në fund. Personaliteti i ekipit ka rënë nën zero.

Përgjegjësitë e Cungut dhe Gjokës? Të gjithë kanë përgjegjësi, nga i pari e deri te i fundit. Ekipi nuk merr rezultate, kjo do të thotë se diçka nuk shkon”.

Martini nuk heziton të flasë dhe për merkaton e janarit, ai mendon se nuk ishte e goditur. “Nuk po marrim rezultate, kjo tregon gjithçka. Emra konkretë? Nuk mund të futem në emra të përvetshëm, pasi Vllaznia ka nevojë dhe për një fëmijë tani. Duhet të jemi bashkë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...