Me datë 21.04.2018, nga shërbimet e P. P. K. Muriqan u arrestua në flagrancë i shtetasi:

P.K, 26 vjeç, banues në fshatin Ganjollë, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur për të dalë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi nëpërmjet P. K. K. Muriqan, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit

P.K., në një çantë shpine janë gjetur tre pako të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe rezultuan me peshe 286.2 gram.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet per kapjen e shtetasit R. Ç. 19 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër

Materialet iu referuan Prokurororisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale

të “Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/2/22 i Kodit Penal.