Kanë dalë tashmë edhe pamjet e para, pas shpërthimit të ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e së shtunës.

Në videon e News 24, shihen dhjetëra qytetarë të mbledhur pranë makinës në përpjekje për ta hapur atë, ndërsa dëgjohen thirrje dhe ulërima që besohet se janë nga familjarët e personit që ndodhej në makine.

Automjeti tip “Mercedes” AA270IV ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksploziv, ndërkohë që drejtuesi i makinës ndodhej brenda saj.

Nga ky shpërthim ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënda, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti.

Policia ka vendosur permiterin e sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e saj.