Trajneri Gjoka i kthehet Vllaznisë “së vjetër”, i druhet sulmit të Luftëtarit

Me shumë mundësi, Vllaznia nuk do të zbresë në shtunën në fushë me formacionin që ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, me Lushnjën dhe me Teutën.

Pozitat në renditje janë komplikuar shumë dhe gabimet janë të ndaluara, kështu që nuk mund të kalohet në aventurë.

Në ndeshjen e radhës me gjirokastritët, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, pritet t’i kthehet skemës me një sulmues.

Sukaj do të jetë i vetëm përpara në sulm ndaj Luftëtarit, duke pasur mbështetjen e Likës dhe Çinarit nga krahët, që do të thotë se Ribaj do të ulet në stol.

Këtë të shtunë pritet që titullar të jetë edhe mbrojtësi Renato Malota, i cili ka munguar javët e fundit për shkak të problematikës tashmë të ditur me çështjen e pronave në bregdetin e Lezhës.

Gjendja e tij fizike duket se është në parametrat e duhur dhe të shtunën do të jetë përkrah Berishës në qendër të mbrojtjes.

Orelesi kalon në vendin e tij në mesfushë, ku një fanellë titullari e ka të sigurt edhe Krymi.

Për mesfushorin tjetër të qendrës trajneri Gjoka duhet të zgjedhë mes Tafilit dhe Vucajt.

Ndryshimi në ndeshjen e radhës është i detyruar edhe nga mënyra e lojës së kundërshtarit.

Luftëtari ka një sulm shumë të rrezikshëm dhe të shpejtë, kështu që shkodranët duhet të kujdesen së pari që të mos pësojnë gol.

Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për Vllazninë dhe duhet kaluar me suksese, sepse në rast se nuk merren tri pikët, atëherë situata rëndohet dhe presioni psikologjik shtohet për javët e mbetura. /Vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...