Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë. Ajo është Prokurorja e Apelit në Shkodër,

Besa Nikëhasani, pasi nuk justifikonte pasurinë.

Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë

Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. Trupa gjyqësore e

KPK që mori vendimin e përjashtimit të prokurores përbëhej nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

Në seancën e kaluar prokurorja deklaroi se familja kishte borxhe dhe se pasurinë e kishte vendosur në mënyrë të ligjshme, ashtu sikur pretendonte edhe ILDKP, por KPK e rrëzoi duke e përjashtuar.