11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në “Rrugën e Kombit” tre javë më parë kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë.

Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër po zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve.

Në protestë janë edhe deputetë të PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie.

Është bllokuar aksi që të dërgon në Gjykatën e Apelit në Shkodër.