Për kampionatin shqiptar së fundmi ka dalë në skenë dhe ideja dhe propozimi i disa klubeve për rritjen e numrit të skuadrave pjesmarrëse në të.

Mbase idealja do të ishte numri 14 dhe shumica e ekipeve duket se e përkrahin një ide të tillë.

Duke folur në lidhje me këtë çështje, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka është shprehur:

“Unë jam shprehur edhe pak kohë më parë në një media në Tiranë për këtë çështje. Jam “pro”

rritjes së numrit të skuadrave sepse ky kampionat me 10 skuadra është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm.

Skuadrat nga vendi 1-5 luajnë për titullin kampion dhe ato nga vendi 6-10 për të mos rënë nga Superliga.

Një kampionat ku nuk të lejohen gabimet. Por të mos harrojmë se edhe shtimi i skuadrave ka koston e vet.

Vërtetë mund të shtohen ekipet por nuk ka shumë garanci financiare për përballimin me sukses të garës sepse

Bashkitë apo donatorët mund ta lënë investimin në mes sepse tashmë shpenzimet janë rritur.

Në këtë mes, mendoj se duhet të bëhet një studim i mirë para se të dilet në konkluzionin përfundimtar nëse duhet rritur apo jo numri i skuadrave pjesmarrëse në Superligë”.
www.shkodrasport.com