Humbja me Teutën i ka paralizuar të gjithë në Shkodër. Ekipi i tyre është drejt rënies nga Kategoria, pasi humbi në stadiumin “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 dhe tashmë ka bërë rokadën me Teutën.

Shkodranët ndodhen në vendin e 9-të me 33 pikë, po aq sa bregdetarët që janë me pikë të barabarta, por kanë arritur 3 fitore kundër shkodranëve.

Fakti që i ka marrë 9 pikë shkodranëve bën që skuadra e Teutës të jetë para në renditje.

Kamza është 1 pikë larg dhe tashmë janë 3 skuadra që luftojnë për mbijetesë, por kuqeblutë presin

këtë javë Luftëtarin, ndërsa Kamza ka një ndeshje me Lushnjen, një kundërshtar që nuk e ka kaluar ende as Teuta, pra 1 minus më shumë për ekipin e qytetit verior.

Situata është e vështirë, por trajneri Ernest Gjoka nuk është i vetëm në këtë betejë.

Pasi deputeti Tom Doshi i ka qëndruar goxha pranë së bashku me ish-presidentin Valter Fushaj që dëshiron të rikthehet si n

umri një i klubit shkodran.

Deputeti i Shkodrës e ka patur dhe në programin e tij politik që të ndihmojë klubin e futbollit në rast se rrezikon.

Ai ka akorduar premio për lojtarët në rast fitoreje. Doshi akordoi një premio 10 milionë lekë për fitoren me Teutën, por futbollistët nuk ia dolën të fitonim.

Premio financiare ndikon jo pak te skuadra dhe përformanca e tyre, pasi lojtarët motivohen.

Deputeti Doshi duke parë situatën e vështirë që po kalon ekipi po mendon që dhe për ndeshjen kundër Luftëtarit premioja e fitores të jetë 10 milionë lekë dhe jo 5 milionë.

Shifra e përhershme që Doshi ka vendosur për fitoret e Vllaznisë është 5 milionë, por duke parë situatën e vështirë ai mund të “lëshojë” pak dorën duke qenë se skuadra e qytetit që përfaqëson është në vështirësi.

Gjoka shpreson që ai të bëjë diçka të tillë, pasi ekipi motivohet dyfish. /EDS/