Për të mbërritur deri në Kryeministri Edi Ramës i është dashur një rrugë jo e lehtë në politikë. Nisi në krye të Ministrisë së Kulturës,

spikati në Bashki ndërsa ndoqi një strategji të veçantë të marrëdhënieve publike për të tërhequr jo pak vëmendje edhe më tej.

Teksa vitet shkojnë, materialet filmike mbeten. Opinion, ka sjellë një kolazh nga koha kur Rama Kryebashkiak lundron mbi një rosë teksa inauguron parkun e lodrave në rrugën e Elbasanit.

Por ndërsa parku tashmë është zhdukur për t’ja lënë vendin një pallati që ka nisur të ndërtohet, Rama Kryeministër vazhdon ende të surprizojë me sjelljet dhe mënyrën se marketon imazhin. / Opinion.al