Forbes: Shqipëria, vendi i pazakontë me një lider tip që po kërkon t’i bashkohet Europës

Revista prestigjioze amerikane ”Forbes” i kushton një artikull Shqipërisë, që e konsideron ”një vend jo të zakonshëm” si edhe kryeministrit Rama, të cilin po ashtu e konsideron ”një lider të pazakontë”.

“Tani Shqipëria kërkon t’i bashkohet Europës”, thekson revista ku shton se nuk ka qenë detyrë e lehtë nxjerrja e vendit më të

varfër dhe të konsideruar më të korruptuarin në kontinentin europian nga epoka e errët, në bisedimet që më shpresë mund të çojnë në hyrjen eventuale të vendit në Bashkimin Europian gjatë valës tjetër të zgjerimit, të planifikuar për në 2025-ën.

Ja çfarë shkruan Shellie Karabell nga Forbes: Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti në zyrën e tij në Tiranë për një intervistë, i veshur me ato që ai i quajti “rrobat e pikturës”-

këmishë dhe pantallona xhins, me ngjyra të lehta, shkruan revista prestigjioze amerikane ”Forbes”.

Rruga drejt BE-së

BE-ja e bëri të qartë se Shqipëria pritej të bënte ndryshime për të hapur bisedimet e anëtarësimit: reformën e administratës publike dhe reformën në drejtësi, të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar – që nënkuptonte

luftën kundër trafikimit të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe të përmirësonte të drejtat e njeriut, përfshi mbrojtjen e minoriteteve dhe respektimin e së drejtës së pronës.

Nga ana tjetër, “Forbes” thekson se BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do fillojë bisedimet e anëtarësimit në fund të qershorit, pasi të ketë marrë edhe

miratimin e 28 vendeve të BE-së. Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani.

Duke u mbështetur tek Vettingu si hallka kryesore e reformës në drejtësi, reformë e cila ka bërë që Shqipëria të parakalojë ballkanin perëndimor në rrugën drejt BE-së, “Forbes” thekson se:

“Ne kemi nisur procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar”, më tregoi Rama gjatë intervistës.

“Njëri, për shembull, u largua sepse nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Do t’i zëvendësojmë. Kemi shkolla të mira. Për këtë situatë ne kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë djepi bosh se me djallin brenda”.

Edhe pse reforma e taksave dhe bankat nuk janë pjesë e kësaj faze të reformës, Rama gjithashtu po punon për përmirësime në këto fusha, shkruan prestigjozja amerikane.

Lidhur me reformat e tjera kyçe të kërkuara nga BE , sa i përket luftës ndaj kanabisit, “FORBES” shkruan se masat e marra nga institucionet kundër kultivimit të kanabisit e kanë pakësuar në mënyrë drastike këtë produkt që përdoret për t’u shitur dhe gradualisht po e zëvendëson me bujqësinë, me shpresën se do të zhvillojë biznesin e agroturizmit.

Grante për turizëm Turizmi është një sektor i rëndësishëm në të cilin Shqipëria po investon. Tashmë, turistët nga vendi fqinj i Italisë kanë qasje me traget nga qytetet e Brindisit dhe Leçes, dhe së shpejti

do të mundësohen fluturime më të drejtpërdrejta nga Europa.

“Ne do kemi kompaninë tonë ajrore, Air Albania, këtë verë”, konfirmoi Rama. “Ne do zgjerojmë fluturimet ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe vendet fqinje të Ballkanit dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug të Greqisë, ku ndodhen dhe plazhet më të mira.
Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction”, shtoi ai.

Tashmë, Shqipëria, në një farë mënyre është një destinacion për buxhetin apo udhëtarët në kërkim të aventurës (gati katër milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2016 sipas statistikave ndërkombëtare të turizmit), por Rama ka pikëpamjet e tij për tregun me pesë yje.

”Four Seasons” dhe ”Marriott” thuhet se janë duke shqyrtuar mundësinë për blerjen e pronave dhe vendeve në kryeqytet. “Ne duam që vendi ynë të jetë një destinacion i ngjashëm me Italinë përpara disa viteve. I vogël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”, deklaroi Rama, shkruan “FORBES”

“Procesi i respektimit të listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë, por e rëndësishme për vendin tonë”, deklaroi gjithashtu Rama.

“Ato kanë shërbyer si një udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve dhe të dobishme për organizimin e vendit tonë. Çështja nuk qëndron nëse anëtarësimi në BE është një rrugë e drejtë apo jo; kjo është rruga e vetme”, tha ai. Ndërsa, duke folur për jetën e tij Rama thotë për “FORBES” se: “Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai për FORBES.

Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen. Shijen? “Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai. “Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”. Nga Sheille Karabell. Tirnaapost.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...