Në fshatin turistik Theth, rruga vijon ende të jetë e bllokuar nga dëbora. Që prej muajit nëntor ky vend vijon të mbetet i izoluar nga trashësia e madhe e dëborës.

Qindra turistë të cilët kanë tentuar të vizitojnë bukuritë e këtij vendi, janë detyruar të kthehen pas për shkak të dëborës e cila ende nuk ka shkrirë.

Siç duket edhe nga pamjet, trashësia e dëborës është e madhe, dhe kjo e bën të pakalueshme rrugën.

Edhe pse jemi në muajin prill, zona të tilla në Shqipëri vijojnë të mbeten të bllokuara nga dëbora.