Vllaznia rikthehet sot në fushën e stërvitjes pas pushimit të ditës së hënë.

Humbja me Teuten në shifrat 2-0 ditën e dielë në Durrës duket se ka rikthyer ‘fantazmat’ e sezonit të kaluar ku mes drithërimave shkodranët mbijetuan në ndeshjen e fundit kundër Tiranës.

Në Shkodër nuk duan që të përjetojnë më një rast të tillë dhe për këtë arsye do kërkohet një reagim i menjëhershëm.

Në ‘Loro Boriçi’ ditën e shtunë do zbresë ekipi i Luftëtarit.

Gjirokastritët janë ndoshta një nga ekipet më në formë në këtë moment në kampionatin tonë dhe janë një kundërshtar me të vërtetë i rrezikshëm.

Por sërish ndaj tyre do kërkohet me patjetër fitorja për të mos komplikuar pozitat në tabelën e klasifikimit.

Ndeshjet brenda në shtëpi për Vllazninë janë shumë të rëndësishme dhe mund të përcaktojnë fatin e kuqebluve këtë sezon./newsport/