Ekspozita “Komunizmi në epokën e tij” është hapur sot për vizitorët e Muzeut.

Kjo ekspozitë e lëvizshme e përgatitur nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore është prezantuar në gjuhën angleze,

franceze, spanjolle, ruse, ukrainase, armene, estoneze, gjeorgjiane, rumune dhe çeke, në vende të ndryshme të botës, dhe u soll për herë të

parë në gjuhën shqipe në bashkëpunim me IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë

Ngritja dhe rënia e komunizmit në shekullin XX të pasqyruara në këtë ekspozitë, vijnë si nevojë për të kuptuar se historia që Shqipëria përjetoi për rreth

45 vite nuk ishte dhe aq e ndryshme nga ato që përjetuan vendet e tjera të bllokut komunist. Ngritja dhe rënia e komunizmit në shekullin

XX përcjell ideologjinë, që përmes kultit të individit dhe represionit të pashembullt u bë shkaktare e mbi 100 milionë viktimave, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ekspozita do të qëndrojë në muze gjatë muajve Prill-Maj dhe ftojmë të gjithë vizitorët, sidomos nxënësit e shkollave dhe studentët universitarë që të vijnë dhe ta shohin atë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...